Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Persona të paidentifikuar ende dhe të armatosur kanë shkuar në një pikë karburanti në Rinas, në rrugën Tiranë-Krujë dhe kanë marrë xhiron ditore.
Burimet thanë se kanë qenë dy persona të maskuar.
Ata kanë marrë 140 mijë lekë nga karburanti.