Dy operacionet e policisë së shtetit vlerësohen me çmime ndërkombëtare

Shqipëria

Dy operacionet e policisë së shtetit vlerësohen me çmime ndërkombëtare

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 22:11
Policia e shtetit

Dy operacione policore shqiptare janë vlerësuar me dy çmime në Rumani, nga Qendra e Zbatimit të Ligjit për Evropën Juglindore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili përmes një postimi në rrjetin social shkruan se policia e Shqipërisë ka marrë çmim për dy operacione në luftën kundër trafikut të drogës.

Statusi i Xhafaj:

Policia e Shtetit është vlerësuar me dy çmime të para nga SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore), Rumani, për operacionet "Koordinimi" dhe "Alias", në mirënjohje për arritjet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat