Së shpejti ligj për bllokimin e pornografisë në internet për fëmijët

Shqipëria

Së shpejti ligj për bllokimin e pornografisë në internet për fëmijët

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 22:19
Ilustrim

Fëmijët janë te rrezikuar nga interneti, pasi se nuk ka filtra qe mund t’i ndalojnë te hyjnë ne faqe qe nuk jane te përshtatshme per moshën e tyre. Ky është edhe nje nder shqetësimet kryesore te raportit te fundit te publikuar nga Unicef.

“Fëmijët janë te përfshire ne boten e internetit. Rreziku është se ata mund te futen ne situata shume te rrezikshme. Ka shume pak vende qe kane barriera ligjore, pra kane filtra qe nuk te lejon te hysh ne faqen pornografike, por shumica e vendeve kane akses te lire. Ne mënyre qe ne te mbrojmë fëmijët tane nga pornografia dhe ngacmimet seksuale, kërkon nje ligj te veçante dhe ligji duhet te konsideroje interesin e kompanive private, qe ato te mos ndihen sikur janë te kontrolluara.”

Unicef ka ne plan qe te bashkëpunoje me qeverinë shqiptare per te hartuar nje ligj, per vendosjen e filtrave qe bllokojnë faqet pornografike ne mënyre qe te mos aksesohen nga te vegjlit.

 “Gjate 3 viteve te ardhshme do te perpiqemi te ndihmojmë qeverinë shqiptare te beje ndërhyrjet e duhura ne ligj, qe fëmijët te jene te mbrojtur nga pornografia. Do te punojmë me mësuesit qe ata tu shpjegojnë nxënësve se kush jane rreziqet qe ata mund te përballen. Pastaj do te punojmë me fëmijët dhe prindërit e tyre.
 
Por cilat jane pasojat tek fëmijët, nëse ata bëhen qe te vegjël pjese te faqeve pornografike?
 
Interneti po dëmton fëmijët edhe psikologjikisht, sepse shpesh përdoret edhe si forme bullizmi, duke futur ne kete rrjet social foto te miqve te tyre, me fjale negative dhe fyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat