Vasili mbështet naftëtarët: Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës

Shqipëria

Vasili mbështet naftëtarët: Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:45
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili duke folur gjatë një konference shtypi për protesten e naftëtarve tha se ata, ‘janë njerëz që punojnë me gjak dhe me djersë dhe nuk paguhen për punën në kushte të vështira’.

Sipas tij, ekonomia nuk funksionin, nuk ka respektim të ligjeve dhe kemi një pabarazi politiko shoqërore e cila ka të bëjë me dy standrate, njëri është pasurimi e perkrahja për miqtë e kryeministrit Rama dhe në anën tjeter një pabarazi e rëndë për këto qindra punonjës që ftojnë buken me djersë. Kjo është prova që shteti ka vdekur se funksionuari, një shtet që nuk egziston më tha Vasili

Nderkohe moti i keq dhe gjendja jo e mirë shëndetësore ka bërë që naftëtarët e rafinerive të naftës në Ballsh dhe Fier të mbyllin protestën në Tiranë rreth orës 14:00 të pasdites së të enjtes, 28 dhjetor 2017. 

Por kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin pagën nesër në mesditë siç u është premtuar do t'u kthehen sërish protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat