EMRI/ Kush është i dënuari për vrasje që vdiq në spital, zbulohet shkaku

Shqipëria

EMRI/ Kush është i dënuari për vrasje që vdiq në spital, zbulohet shkaku

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 07:48
Qendra spitalore “Nënë Tereza”

Një i moshuar nga Tepelena, i dënuar për vrasje me paramendim, ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, mbrëmjen e së martës.

Viktima është shtetasi Servet Dervishi, 76 vjeç, i cili ishte transferuar nga Burgu i Zaharisë së Krujës paraditen e së martës, pasi kishte shfaqur probleme kardiake.

Me gjithë ndihmën e menjëhershme, që i është dhënë nga mjekët, i dënuari nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se viktima ishte dënuar me 25 vjet burg për një vrasje me paramendim të kryer në Tepelenë, vite më parë.

“Në spitalin ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi Servet Dervishi, 76 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë- sor Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Mjekët Ligjorë kanë kryer autopsinë e 76-vjeçarit dhe nga raporti paraprak dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të problemeve kardiake. Viktima kishte pasur probleme vitet e fundit dhe merrte mjekim për tensionin e lartë dhe zemrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat