Rama e nis me sulm: Opozita po simulon kriza, por artificat s’e ndalojnë reformën!

Shqipëria

Rama e nis me sulm: Opozita po simulon kriza, por artificat s’e ndalojnë reformën!

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 11:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me gazetarët këtë të premte dhe si dita e fundit me shumë gjasa përpara gazetarëve, kreu i qeverisë fjalën e ka nisur me një sulm kundër opozitës, duke u shprehur se po tenton të krijojë një krizë artificiale për të bllokuar reformën në drejtësi.

Sipas kryeministrit, pavarësisht artificave të opozitës se në vend ka një krizë kushtetuese (zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme), e gjithë kjo orvatje për Ramën është thjesht një lëvizje taktike për të bllokuar dhe për të marrë peng reformën në drejtësi.

“Dua ta filloj me faktin se sot jemi në kushtet e një tjetër stimulimi apo simulimi të një krize artificiale dhe përsëri, kjo lidhet me reformën në drejtësi, me ecurinë e poricesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Sidoqoftë, reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm, institucionet e Vettingut tanimë janë në punë me orë të plota dhe besoj që në fillim të viti të ardhshëm do të shikojmë rezultatet e para konkrete në pastrimin e pallatit të drejtësisë.

Nga ana tjetër zgjedhja e prokurores së përgjithshme me mandat të përkohshëm është bërë duke siguruar vazhdimësinë e punës së këtij institucioni dhe në të njëjtën kohë, duke garantuar se në asnjë moment, reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike.

Po ashtu është e rëndësishme të theksohet se procesika hyrë tanimë në një fazë të re zbatimi dhe paralelisht me vettingun dhe rezultatet e para konkrete, do të kemi ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të reformuar të drejtësië.”-tha Rama.

Çështja e dytë që ka prekur kryeministri ka qenë ajo në lidhje me statistikat dhe kriminalitetin në vend.

“Së dyti do të doja të ndalesha në faktin se ky vit shënon shifrën më të ulët historike të vrasjeve dhe patjetër, shënon edhe vitin e kthesës historike në raport me fenomenin e kultivimit të kanabisit. Është vit që e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë masivisht lëndë narkotike, ndërkohë që rikonfirmom ecurinë e policisë së shtetit, me një shifër shumë domethqënëse që është ajo e vrasjeve.”-theksoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat