Nisin reshjet e dëborës, ja zonat më të rrezikuara

Shqipëria

Nisin reshjet e dëborës, ja zonat më të rrezikuara

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Ditët e fundit të këtij vitit duket se do të zbardhen nga dëbora. Reshjet e dëborës mësohet se do të bien në pjesën kryesore të vendit, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Kështu thuhet në parashikimin e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet në vend

Sot pasdite dhe nesër (e shtunë, dt 30), në pjesën e parë të ditës, priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)

Në zonat malore sot pasdite dhe nesër, do të ketë reshje të dobëta dëbore, kryesisht zona verilindore dhe juglindore e vendit, ku reshjet priten të shfaqen në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperatura

Nesër (e shtunë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 10 °C
në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

Era
Sot dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30km/orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat