Kryemadhi ironizon Ramën: Ndoshta t'u kujtuan ato që të lexonin kafet në bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Kryemadhi ironizon Ramën: Ndoshta t'u kujtuan ato që të lexonin kafet në bashkinë e Tiranës

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:06
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

Këtë të premte kryeministri Edi Rama e ka krahasuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi me “Eleonorën e Selitës”, si një përgjigje ndaj një pyetjeje drejtuar nga gazetarët në konferencën e fundit për këtë vit.

Por reagimi i Monika Kryemadhit ka qenë i fortë dhe nuk ka vonuar. Përmes një postimi në rrjetin social, kryetarja e LSI-së ka ironizuar Ramën duke shkruar se ndoshta kryeministrit, dikur kryetar i bashkisë së Tiranës, i janë kujtuar fallxhoret dhe “lexueset e kafes” që mbante ai vetë nëpër zyrat e tij në qendër të kryeqytetit.

Kryemadhi ka shkruar se pavarësisht batutave pa kripë (Eleonora e Selitës vrau veten disa vite më parë) nuk ka asnjë fallxhore apo “mik” bandit që do ta shpëtojë kryeministrin nga fatkeqësia e tij më e madhe, e cilas sipas kryetares së LSI-së mbetet dhe është mendja e tij.

REAGIMI:

Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.

Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë.

Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo!

Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat