Mustafaj: 2017, vit regresi. Qeverisja Rama, kërcënim për demokracinë...

Shqipëria

Mustafaj: 2017, vit regresi. Qeverisja Rama, kërcënim për demokracinë...

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:21
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, e konsideroi 2017-ën si vitin e regresit për politikën shqiptare. Madje, sipas tij, edhe marrëdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit, janë me tension të brendshëm.

“Marrëdhënia Rama-Meta është me tension të brendshëm. Të dy kanë pakënaqësi ndaj njëri-tjetrit dhe kjo nuk është e mirë për të mirën e vendit. Ky vit ka qenë një vit regresi për politikën shqiptare. U zbulua se politika qeverisëse ka qenë e lidhur me krimin dhe kultivimi i kanabisit është zhvilluar për interes të politikës”, tha Mustafaj në një intervistë televizive.

Në vijim Mustafaj tha se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të degraduara sa i përket manipulimit të rezultatit dhe një humbje të theksuar të PD.

“Patëm krijimin e një qeverie monopol. Qeverisja vetëm në dorën e Ramës është një kërcënim për demokracinë. Këto janë disa nga arsyet pse viti 2017 ishte vit regresi për politikën shqiptare”, tha ish-ministri i Jashtëm.

Në lidhje me pritshmëritë e vitit 2018, Mustafaj u shpreh se përveç krizës ekonomike, ajo që ka shpërthyer në sipërfaqe është kriza politike.

 “Ne kemi të dhënat e sotme, apo të djeshmet të INSTAT që thotë se 3 mujorin e fundit ka rënie ekonomike në Shqipëri. Ne kemi një krizë politike, të dalë në sipërfaqe, që rrezikon deri te stabiliteti i Shqipërisë. Kemi një situatë që ka një keqkuptim nga Rama, për faktin se ka një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur pa siklet. Në vend që ai të kultivojë një përulje ndaj shqiptarëve, atij i ka nxjerr në pah një arrogancë që shumëfishohet përmes arrogancës së ministrave të tij. Do kemi një marrëdhënie shumë të acaruar dhe nervoze mes maxhorancës dhe opozitës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat