Sa dhe pse është kërkuar fjala “Albania” në internet gjatë 2017-ës

Shqipëria

Sa dhe pse është kërkuar fjala “Albania” në internet gjatë 2017-ës

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Google është shndërruar në një hapësirë që çdokush kërkon dhe gjen informacionet për të cilat ka interes.

Me zhvillimin e teknologjisë, edhe ky motor kërkimi gjigant është zhvilluar duke ofruar edhe më shumë informacione. Në mesin e kërkimeve, në mënyrë të herëpashershme, ka qenë edhe Shqipëria.

Sipas një vëzhgimi, gjatë vitit 2017, fjala “Albania”  është kërkuar jo pak herë dhe kulminacionet e saj i ka pasur në datat 19 mars, plot 100 herë. Më pas, më 8 tetor është kërkuar 80 herë me këtë fjalë. 

Sa i përket lokacionit nga ku është kërkuar, janë vetë shqiptarët ata dominantë, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, më pas nga adresa që ndodhen në Maqedoni, Mal i Zi dhe Itali.

Ndërsa 5 rajone të tjera që ndjekin, janë: Greqi, Poloni, Norvegji, Kenia dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Tre janë shtetet që kanë kërkuar më pak për Shqipërinë: Tajlanda, Vietnami dhe Rusia. 

Sa u përket çështjeve që janë kërkuar më së shumti bashkëngjitur me fjalën “Albania” gjatë 2017, lidhen kryesisht me një reality show të njohur e të ndjekur që është Big Brother. Më pas, të tjera kërkime tregojnë për informacione mbi ndeshje futbolli ku luajnë shqiptarët, edhe pse 2016 ishte viti më i frytshëm sa i përket futbollit shqiptar, me pjesëmarrjen në kompeticionin Europian të futbollit. Kërkime të tjera lidhen edhe me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Eurovision të Këngës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat