Vrasja e laçjanit/ Zbardhet dëshmia e tre kushërinjve, mister vendi ku kanë fshehur armën

Shqipëria

Vrasja e laçjanit/ Zbardhet dëshmia e tre kushërinjve, mister vendi ku kanë fshehur armën

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:21
Klejdi Gjeta

Zbardhet dëshmia e tre kushërinjve nga Kurbini të arrestuar një ditë më parë pasi dyshohet të kenë qëlluar me armë në lagjen Sanxhak, ku u gjet i vrarë me një plumb në kokë 16-vjeçari Klejdi Gjeta.

Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika,18 vjeç kanë pranuar të tre të kenë udhëtuar me mjetin tip Benz natën e ndërrimit të viteve, ndërsa për të festuar kanë qëlluar me armë në ajërQëlluam me armë në ajër për të festuar”,- mësohet të jenë shprehur ata.

Por ndërsa policia pret të gjejë armën me të cilën ata kanë qëlluar në ajër, të tre kushërinjtë kanë kyçur gojën, sa i përket vendndodhjes së saj.Burime pranë policsë së Laçit bëjnë me dije për Balaknweb se vijojnë kërkimet për armën, pasi vetëm ekspertiza balistike e saj mund të zbardhte ngjarjen

Nga ekspertiza e një dite më parë mbi trupin e 16-vjeçarit rezultoi se ai ishte goditur nga një plumb, me shumë gjasa qorr, por që i ka shkaktuar vdekjen. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve më 31 Dhjetoor ai u çua nga tavolina e festës familjare për të ndjekur nga tarraca e shtëpisë festën e fishekzjarreve, për të mos u kthyer më kurrë. Ishin familjarët ata që gjetën të riun me plagë në kokë mbi tarracë. Ndonëse shpejtuan t’i japin ndihën e parë ai nuk mundi të mbijetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat