Flet nëna që u akuzua se nxori fëmijët në shitje: Kjo është e vërteta

Shqipëria

Flet nëna që u akuzua se nxori fëmijët në shitje: Kjo është e vërteta

Më: 4 janar 2018 Në ora: 07:40
Femijet te nxjerre ne shitje

Dje në media u shpërnda një lajm, se një grua ka nxjerr në shitje fëmijët e saj. Ajo u akuzua edhe nga ish-burri i saj, i cili reagoi ndaj këtij veprimi. 

Burri jetonte në Shqipëri, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët në Greqi.

Sipas zotërisë, ish e shoqja me inicialet E.R. e kishte tradhtuar dhe ai pranon që e ka rrahur kur ka zbuluar se ajo ishte shtatzënë me dashnorin, siç e quan ai.

Ndërsa, pak pasi lajmi u përhap në të gjitha mediat, E.R shkroi për JOQ.al duke mohuar çdo fjalë që ish-burri kishte thënë.

E.R. tha për JOQ:

Unë kam ardhur në Greqi pasi kam marrë urdhër mbrojtës ngaqë ish-burri më ka dhunuar dhe kam qenë në një qendër për dhunën në familje, mund të shikoni edhe fjalët e psikologes. Në Greqi po marr letër si azilkërkuese.

S’jam unë ajo që i ka dërguar ato mesazhe atij, ai ka trilluar çdo gjë.”

E vetmja pikë ku përputhen rrëfimet e dy ish-bashkëshortëve është se burri pohon që e ka dhunuar dhe ish-gruaja pohon që është rrahur prej tij.

Ndërsa burri thotë që nuk e rraha kot, por sepse më tradhtoi, ish-gruaja nuk ka ndonjë argument se pse burri e dhunonte vetëm se ai ishte agresiv.

Gjithçka mbetet një mister…por dokumetet (provat që ka dërguar E.R) janë këto:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat