Ndërron jetë në QSUT, një i burgosur nga Lezha. Policia: Ishte i sëmurë rëndë

Shqipëria

Ndërron jetë në QSUT, një i burgosur nga Lezha. Policia: Ishte i sëmurë rëndë

Më: 4 janar 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një i burgosur nga Lezha, P.L. 53 vjeç, ka ndërruar jetë në QSUT, Tiranë. Vdekja ka ndodhur dje, më 3.01.2018 në reanimacion, ku P.L. ishte i shtruar pasi ishte i sëmurë rëndë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës: 

Më datë 03.01.2018, në QSUT në reanimacion, ka ndërruar jetë shtetasi P.L vjeç 53, banues në Lezhë, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në spitalin e Burgut, Tiranë. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale pasi shtetasi P.L ishte i sëmurë rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat