Gjykata merr vendim për 3 kushurinjtë në Kurbin, dyshohet se vranë 16-vjeçarin me plumb qorr

Shqipëria

Gjykata merr vendim për 3 kushurinjtë në Kurbin, dyshohet se vranë 16-vjeçarin me plumb qorr

Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:00
Klejdi Gjeta

Gjykata e Kurbinit ka dhënë vendimin për tre kushurinjtë Lika që u arrestua lidhur me dyshimin se kanë vrarë me plumb qorr, 16-vjeçarin Klejdi Gjeta, natën e Vitit të Ri, teksa ai hidhte fishekzjarre.

Për Alban dhe Ernis Likës, gjykata ka vendosur arrest me burg dhe për Arbër Likën, arrest shtëpie.

ARRESTIMI I TRE KUSHURINJVE LIKA, QE QELLONIN ME ARME

Më 2 janar 2018, Policia e Kurbinit ka arrestuar tre persona të cilët kishin kishin qëlluar me armë në lagjen ku vdiç 16 vjeçari  K.GJ dje në Laç. Tre të arrestuarit lëviznin me një mjet tip benz pa targa si dhe kanë postuar në rrjetet sociale një video teksa qëllonin me armë. Policia ka sekuestrua 19 gëzhoja dhe 1 fishek.Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se vdekja e 16 vjeçarit mund të ketë ardhur nga plumat e qëlluar nga të rinjtë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :

•Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin.

•Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin.

•Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor
e shtetasit :

 Gj.S., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat