Veliaj “në gjurmët” e Ramës, me atlete në Asamblenë e PS. Fotot në pritje të mbledhjes

Shqipëria

Veliaj “në gjurmët” e Ramës, me atlete në Asamblenë e PS. Fotot në pritje të mbledhjes

Më: 6 janar 2018 Në ora: 11:02
Edi Rama

Stili i veshjes së kryeministrit Rama, i cili shfaqet i veshur me atlete në aktivitete të ndryshme zyrtare brenda e jashtë vendit, tashmë është i njohur. Madje një fakti të tillë i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare.

Por ajo çka ra në sy në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ishte stili i veshjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa anëtarët e asamblesë ishin mbledhur para ambienteve ku do të zhvillohej mbledhja, kryebashkiaku Veliaj është shfaqur i veshur me atlete sportive, të kombinuara më së miri me këmishën.

Ky stil veshje tregon se kreu i Bashkisë së Tiranës me sa duket ndjek gjurmët e kryesocialistit Rama, i cili edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë u shfaq me një palë atlete të bardha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat