Përfshihet nga flakët kisha ku po qëndronte presidenti Ilir Meta

Shqipëria

Përfshihet nga flakët kisha ku po qëndronte presidenti Ilir Meta

Më: 6 janar 2018 Në ora: 12:53
Kisha në Shqipëri

Një zjarr ka rënë paraditen e së dielës në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, vetëm pak minuta pasi presidenti i vendit Ilir Meta është larguar prej aty. Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë dhe meshën e mbajtur me rastin e ditës së ujit të bekuar.

Sikurse bëhet me dije, zjarri është shkaktuar në zonën e ndezjes së qirinjve dhe mendohet se ka qenë ky shkaku, por më pas është përphapur jo masivisht në pjesën e brendshme të katedrales. Zjarrfikësja bëri të mundur fikjen e zjarrit, që mendohet se ka shkaktuar dëme të lehta në pjesën e brendshme të mureve te katedrales.

Mësohet se flakët nisën në pjesën e brendshme, në vendin ku ndizen qirinjtë, pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm Presidenti Meta.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët lokalizuan flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat