Basha: Shqiptarët nuk kanë para për bukë, Rama jep 350 mijë euro për kondicionerë

Shqipëria

Basha: Shqiptarët nuk kanë para për bukë, Rama jep 350 mijë euro për kondicionerë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:39
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Fier në kuadër të 27-vjetorit të themelimit të degës së partisë në këtë qytet.

Duke u shprehur se “PD është aleanca e vlerave më të mira të shqiptarëve”, Basha tha se “PD ka bërë sakrifica këto 27 vjet dhe i tillë ishte viti 2017. Beteja jone do të vazhdojë çdo ditë, sepse interesi ynë nuk është pushteti, por interesi i vendit dhe çdo qytetari”

Kryedemokrati Basha përmendi edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22-vjeçar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gramë hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22-vjeçarin që ndërpreu jetën për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin. Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me çdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat