Tronditet Vlora, shpërthen me eksploziv një magazinë

Shqipëria

Tronditet Vlora, shpërthen me eksploziv një magazinë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:10
Pamje nga videoja

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Vlorës, fatmirësisht pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ishte vendosur në derën e një magazine, që më parë kishte shërbyer si mobileri. Burime nga policia bënë të ditur se ka vetëm dëme materiale, ndërsa shpërthimi ka tronditur banorët e zonës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.
Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat