Policia: Alkooli në timon vret jetën

Shqipëria

Policia: Alkooli në timon vret jetën

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:12
Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë po vazhdon aksionin për ta parandaluar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës ka postuar një video tek parlamenti, ku kanë hasur në dy raste në gjendje të dehur dhe tejet të dehur.

“0.65 mg/l, një zonjë duke drejtuar mjetin. 2.40 mg/, një 31 vjeçar në gjendje tejet të dehur. E pa pranueshme kjo. Rrezik i madh për jetën e tij dhe të përdorueseve të rrugës. Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur”, thuhet në postimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat