Policia në aksion, shoqëron një grua në Komisariat

Shqipëria

Policia në aksion, shoqëron një grua në Komisariat

Më: 7 janar 2018 Në ora: 09:56
Policia në aksion

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve edhe në ditët e para të vitit 2018. E instaluar gjatë natës në disa pika në kryeqytet, policia ka shoqëruar dy drejtues mjetesh, një grua dhe një 31-vjeçar në gjendje të dehur.

I riu dy herë ka tentuar t’i bëjë hile aparatit duke mos e çuar deri në fund frymëmarrjen por me këmbënguljen e efektivëve më në fund testi është kryer me sukses duke e nxjerrë tejet të dehur, megjithatë shoferi ka mohuar se ka pirë.
Po kështu janë pezulluar 17 leje drejtimi për shpejtësi tej normave.
Dy rastet në gjendje të dehur janë konstatuar tek Parlamenti: 0.65 mg/l, një zonjë duke drejtuar mjetin; 2.40 mg/, një 31-vjeçar në gjendje tejet të dehur.

Në autostradën Durrës–Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar me radar disa drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
17 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara që varion nga 130 deri 195 km/orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat