Detaje të reja për tmerrin në Korçë

Shqipëria

Detaje të reja për tmerrin në Korçë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Korçë, ku një djalë që drejtonte makinën tip Benz, u dhunua keq nga persona të paidentifikuar ende dhe më pas i morën makinën.

Policia e Korçës ka bërë me dije se autorët kanë qenë dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar, të cilët i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.

Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.

Sakaq, “oranews” raporton se po hetohet roli i vajzës që ndodhej në makinë me djalin e ri dhe nëse ajo ka pasur njohje me autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat