Banorët e Gjirokastrës letër Edi Ramës

Shqipëria

Banorët e Gjirokastrës letër Edi Ramës

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:49
Edi Rama

Në një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama nga 90 banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e tokës në lagjen “Punëtore” në Gjirokastër.

Edhe pse janë rikthyer në banesat e tyre ata jetojnë me frikën që do të sjellë e nesërmja, ndërsa rrëshqitjet e tokës janë të vazhdueshme. Pamjet janë të frikshme, gati sureale.

Sipas banorëve rrëshqitjet e tokës kanë nisur pikërisht pasi në kodër, aty ku është edhe pallati i tyre, po ndërtohet një tjetër ndërtesë, nga e cila rrezikon të shembet i gjithë pallati.

Një ditë më parë policia e Gjirokastrës referoi në prokurori materialet për ndërtim pa leje të pronarëve të godinës që kreu punimet, të cilat deri tani konsiderohen si përgjegjëse për rrëshqitjen e masivit të dheut kodrinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat