Basha mbledh aleatët në selinë blu, ja kur është data e nisjes së protestave

Shqipëria

Basha mbledh aleatët në selinë blu, ja kur është data e nisjes së protestave

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:23
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët opozitarë në një tryezë  që ka nisur në selinë blu. Në takim mësohet se ndodhen të gjithë aleatët, ku është edhe kreu i PAA-së, Agron Duka.

Burime nga takimi kanë bërë të ditur se data më e mundshme që opozita të dalë në protesta është 27 janari.

Burimet thanë se nuk do të ketë ndonjë protestë në datë 16 janar, por fundi i muajit është më i mundshmi për të nisur protesta opozitare në të gjithë vendin.

Protesta e parë ku do të bashkohet edhe LSI-ja do të bëhet në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat