Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Shqipëria

Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:53
Mark Frroku

Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish deputetin Mark Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë.

Në Gjykatën e Apelit ish-deputetit Frroku dënimi iu ul me 1.5 vite dhe dënohet përfundimisht me 6 vite burg.

Mark Frroku u dënua në prill të vitit të kaluar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Prokuroria në shkallën e parë të gjykimit kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg për ish-deputetin kristian-demokrat për vrasje dhe akuzave të tjera, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat