Shkarkimi i Çakos, Basha: Është kokë turku!

Shqipëria

Shkarkimi i Çakos, Basha: Është kokë turku!

Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:18
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar si tejet të vonuar, shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çakos. Basha e ka marrë lajmin nga mediat teksa jepte një deklaratë pas takimit me aleatët dhe i pyetur prej tyre, deklaroi:


“Nëse është e vërtetë, është një hap tejet i vonuar, një tjetër tregues i krizës së thellë që e ka zhytur krimi institucionin e Policisë, por Çako është një kokë turku, sepse ai drejtohet nga Rama, Tahiri dhe Xhafaj, lidhjet e të cilit janë të njohura”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat