Franca regjistron numër rekord të azilkërkuesve, prijnë shqiptarët

Shqipëria

Franca regjistron numër rekord të azilkërkuesve, prijnë shqiptarët

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:42
Francë

Franca ka regjistruar numër rekord të azilkërkuesve për vitin 2017.

Gjatë këtij viti shteti francez evidentoi rreth 100 mijë  e 412 kërkesa nga azilkërkuesit nga vendet e ndryshme të botës, ku më së shumti kërkesa të tilla ishin nga azilkërkuesit shqiptarë të cilët edhe pse me gjasa shumë të vogla të fitimit të statusit të refugjatit, prijnë në këtë listë para vendeve tashmë në luftë, Siria apo Afganistani.

Edhe gjatë vitit 2016 ishte numër i ngjashëm i azilkërkuesve shqiptarë mirëpo  vetëm një përqindje prej 6,5  % u pranuan me statusin si refugjat.

Në përgjithësi tendenca për pranimin e statusit të refugjatit ishte më së shumti për të ardhurit nga Siria me 95 % të rasteve të pranuara si dhe Afganistanit me 85 % të rasteve të pranuara si refugjat.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të kërkesave për fitimin e statusit të refugjatit , po vlerësohet se Franca është e gatshme të pranojë këtë numër si dhe fluksin e refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat