Vjehrri 74-vjeçar, ushtron dhunë ndaj nuses

Shqipëria

Vjehrri 74-vjeçar, ushtron dhunë ndaj nuses

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Një grua e moshës 46 vjeçare e cila është e martuar është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dhunohej nga vjehrri i saj.

Sipas policisë 74-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike në banesë, ndaj saj.

Njoftimi  i policisë

Më datë 07.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin B.D, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  vjehrri E.SH vjeç 74, banues Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat