Largimi i Çakos, reagon për herë të parë Edi Rama

Shqipëria

Largimi i Çakos, reagon për herë të parë Edi Rama

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:20
Edi Rama dhe Haki Çako

Kryelajmi i ditës së sotme ishte lirimi nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga Ministri e Brendshme, përmes një njoftimi për mediat.

Ndërsa, pak orë më vonë, ka ardhur edhe zyrtarizmi i largimit, nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar vendimin e lirimit nga detyra të Çakos. 

V E N D I M

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 15, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat