Shkarkimi i Çakos, Berisha publikon mesazhet e policëve: Kush është Rebani Jaupi dhe lidhjet e tij me krimin

Shqipëria

Shkarkimi i Çakos, Berisha publikon mesazhet e policëve: Kush është Rebani Jaupi dhe lidhjet e tij me krimin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 00:10
Sali Berisha

Pas shkarkimit të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Cako, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhet e disa punonjëseve të policisë të cilët japin mendimet e tyre për drejtorin e komanduar në vend të Haki Cakos, Reban Jaupi. Ata shprehen se Rebani Jaupi është një trafikant dhe ushtar i krimit.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Noriega zevendeson narko-drejtorin e Saimir Habilajt, Çakon me narko-drejtorin e perkohshem te Gon Xhafes, Jaupi!

Lexoni mesazhet qe qytetaret dixhital kane derguar per famozin Jaupi, trafikat, ryshfetaxhi, ushtar i krimit etj etj. sb

“Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me zhdukjen e shtetasit Adriano Jaho dhe ndihmesin e tij Ariseld Maze. Te dy keta persona jan skafista dhe meren me trasport droge (hashash) nga shqiperia ne itali, ku nisen gjithmon nga Vlora nen mbeshtetjen e policise. Adriano Jaho ka hotel Europen ne Vlore, njihet me pseudonimin Toshi. Te dy keta persona Toshi i Europes dhe Ariseld Maze te cilet raportohen te humbur nga dt 3 korrik, ku policia thot qe jan nis nga durresi nuk eshte e vertet. Te dy keta persona pasi kane ngarkuar skafin me 2 ton hashash tek kanali ne orikum me ndihmen e policis kufitare te vlores jan nisur per ta cuar ne itali. Pasi kan ecur per rreth 45 min ata kan pasur probleme me skafin, ju kane kerkuar ndihe miqe e te tyre qe te kthehen por policia nuk i ka len te kthehen pasi ata e kishin ber punen e tyre ku kan mare 30 mij euro dhe po te ktheheshin do ju hapnin probleme pra eshte vet policia qe i ka vrare me doren e vete keta dy trafikant. Droga ne skaf ka qen e Gonit vllait te ish ministrit Xhafaj dhe nje personi tjeter Gjergji. Goni dhe gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te vlores te cilet sigurojn nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty.
Po keshtu keta dy Adi dhe Luani me dt. 19 maj 2017 kan nisur toshin e europes me nje gomone me 2.2 ton hashash e cila u gjet e braktisur ne brigjet italiane, dhe kjo ngarkes ka qen e Gonit te Xhafes dhe Gjergjit por Rebaniu e fshehe kete!
Te lutem ruaj anonimitetin Doktor se keta nuk tallen te heqin qafe”

“Zoti Berisha pershendetje te perzemerta per te gjith te mirat qe po ben ne luften kunder krimineleve.Jam nje agjent i forcave operacionale drejtorise se pergjthshme
Doja te denoncoja dhe 1 fakt te ri me urdher nga lart shefi bujar ahmeti tepelens dhe ushtare i rebani jaupit i betuar me urdher te tije po na nxjerr privatisht te mbajm ne vezhgim prokuroret dhe deputet e opozites pa asnje procedim penal me shkrim dhe autorizim
Gjithashtu po perdoremi kundra kundershtareve te tyre politik ne shum operacione gjithashtu ai ka grupin e tij me oficer klod cenaj qe han e pine bashk dhe marrin dietat e karburantet kurse ne te tjeret ngrohemi ne diell as leket e dietave nuk na i japin te sakta ju lutem publikoje anonim se na marin jeten keta gjakpirsa”

“Prsh doktorr.Zvdrejtori pergjithshem policise shtetit Rebani Jaupi ban show ne Velipoje per dy ndertime kolibe shkarkon gjithe efektivet e policise dhe ne aksin kryesor te veriut ne ane te rruges para mbikalimit ne fushkruje merr 10 mije euro per te vazhduar ndertimin pa leje te nje bisnesi pllakash!fillimisht i dergoi shefin e komisariatit krujes ti bente presion dhe i ben nja 2 letra per ne prokurori dhe me pas i moren 10mije euro te vazhdoje ndertimin megjithse akoma jane letrat ne prokurori.
Ja dhe fotot ku jane vec te lutna anonim se na heqin prej pune kta!Disa her jan ankue tek komisariati digjital banor te zones se bisnezi nuk e ka as ne toke te vet,po aty vazhdohet puna me ritme te shpejta se ka mare ok e drejtusit komisariatit krujes pasi ka dhene eurot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat