Përse e shiti Rama mikun e tij të ngushtë, deputetin Rakipi?!

Shqipëria

Përse e shiti Rama mikun e tij të ngushtë, deputetin Rakipi?!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 07:19
Rama dhe Rakipi

Nën një presion të fortë, të dyanshëm, Rama më së fundmi vendosi ta “shiste” edhe mikun e tij të ngushtë, deputetin e PDIU, Aqif Rakipi. Sigurisht në shkëmbim edhe të një “mbështetje” nga ambasadori Lu të cilën Rama e kishte kërkuar për të bindur edhe deputetin e PDIU se nuk kishte ç’të bënte ndonëse e vërteta është më komplekse se cfarë Rama i ka treguar deputetit në fjalë.

Shumë analistë mendojnë se Rama e “shiti” deputetin Rakipi, se në realitet nuk i duhej më; për më tepër që ky nuk ishte as rasti i parë dhe as i fundit që do të merrte mosmirënjohjen e Ramës. Sepse së pari kjo është e ngulitur thellë në karakterin e Ramës, i cili kërkon ti përdorë njerzit sa herë ka nevojë dhe më tej i flak kur nuk i duhen apo kur i krijohet bezdisje, për të mos harruar rastin kur ja kërkoj në ata që e mbështesin ndërkombëtarisht.

Së dyti këtë veprim Rama ia kishte premtuar atyre që ia kanë kërkuar pavarësisht se zotit Rakipi i përbetohej ndryshe. Së treti, tani që Ramës i është rritur presioni për të larguar të gjithë ata që dyshohen për implikime jasht vendit, ai i merr me shumë lehtësi vendimet për ti hedhur si limon i shtrydhur sepse nuk rrezikon aspak për interesin e tij personal.

Por mbi të gjitha, Rama mërzitet shpejt më ata që e kanë ndihmuar në ditë të vështira dhe kërkon ti heqë qafe; kështu ka ndodhur me Beson, me Fidelin, me Koçon, e shumë të tjerë; dhe kjo po ndodh edhe me deputetin Rakipi.

Çfarë e lidhte Ramën me deputetin e PDIU? Rakipi ishte që nga 2013 një nga “shokët” më të ngushtë të Ramës dhe gjatë dhe pas zgjedhjeve të 2017, njeriu më i afërt i Ramës me të cilin Rama bëri shumë plane elektorale që çuan në forcimin e pozitave politike të Ramës në shkëmbim të përfitimeve për deputetin Rakipi. Kështu ata do të bashkëpunonin në Dibër kundër PD por edhe të neutralizuar rolin e LSI.

Ky kontribut do ta kthente Rakipin në një “lojtar” të rëndësishëm të cilin Rama do ta përdorte edhe në 2017 në Elbasan e Dibër, ku PDIU në sajë të tij do të siguronte 3 mandate të “arta” përmes të cilave Rama do të betononte maxhorancën e tij qeverisëse nëse i vetëm do të kishte më pak se 70 mandate.

Por mbështetja tinzare që Rama do ti jepte deputetit Rakipi do të shërbente edhe për të “eliminuar” Shpëtim Idrizin e shkatërruar politikisht PDIU, gjë të cilën Rama do ta përdorte më vonë për të ndrequr marrëdhëniet e tensionuara prej tij me një partner të rëndësishëm.

“Shitja” e këtij deputeti bëhet në këto momente për disa arsye. Së  pari Rama e “shet” atë për të shpëtuar përkohësisht Tahirin, i cili e kërcënon Ramën me dosjen e Olsit të implikuar në fabrikën e kokainës në Elbasan, dosje që me sa duket është siguruar nga shërbimet inteligjente të një vendi shumë të rëndësishëm. Së dyti, ky deputet “shitet” për të dërguar një mesazh te partneri të cilit duhet ti bëjë disa lëshime të premtuar dhe që mund të shkaktojnë shurmë në publik. Së treti, Rama i gjëndur nën presion për lidhjet me krimin dhe narkotrafiqet synon të zhvendosë vëmëndjen e publikut. Dhe së katërti, Rama përmes “shitjes” së deputetit Rakipi merr edhe një mbështetje nga ambasadori Lu aq më tepër që tani i duhet ta bindë atë se po lufton  seriozisht për një drejtësi të pavarur që do të luftojë e ndëshkojë të korruptuarit e çdo niveli, kriminelët e lidhur me cilindo politikan të lartë dhe anëtarët e klaneve dhe familjeve mafioze.

Rama e “shiti” Rakipin për të deklaruar pas disa ditëve se PDIU u shua, sic e kishte premtuar. Por edhe për jtë fituar mbështetjen e Lu si garanti i betejës kundër  korrupsionit, krimit dhe trafiqeve.

Por e vërteta është se në “muzeumin” e rasteve të mosmirënjohjeve të Ramës është “viktima” e radhës, pas Koço së parafundit, Besos së Tajvanit para disa kohësh, apo shumë të tjerëve që Rama i konsideron si limon të shtrydhur që nuk i duhen e madje i prishin punë.  para Kocos e Besos, nuk i duhen  më Ramës, madje Rama e konsideron tashmë Qifen limon të shtrydhur.

Përfundimisht mund të thuhet se Rama e “shiti” deputetin Rakipi, se e konsideron “limon te shtrydhur”, që as i duhet por që s’e ka as frikë prej tij, ndërkohë që përpiqet ta qetësojë për të mos shpërthyer. Të gjithë këta individë këtë fat do të kenë sa herë që “bashkëpunojnë” me Ramën derisa Rama ose të merret peng prej tyre ose të marrë mosmirënjohjen e tyre.

Ramës kur i duhej të mbronte Saimir Tahirin e shpërfilli ambasadorin Donald Lu, ndërsa për Aqif Rakipin, çamin “problematik” përdori presionin e Lu për të larë duart me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat