Itali, goditet banda italo-shqiptare

Shqipëria

Itali, goditet banda italo-shqiptare

Më: 9 janar 2018 Në ora: 08:03
ilustrim

Nëntë persona janë vënë në pranga, pjesë e një bandë italo-shqiptare e cila merrej me trafik droge, marijuane dhe kontrabandë cigaresh nga Shqipëria.

Policia italiane, sipas mediave vendase ka finalizuar një operacion në Brindizi, duke shkatërruar bandën e trafikut dhe duke arrestuar 9 persona, italianë e shqiptarë, por pa i bërë ende me dije emrat e tyre.

Bëhet fjalë për një hetim nisur pas të dhënave të shumta që vinin për aktivitetin e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat