Pas shkarkimi të Çakos, flet ish drejtuesi i policisë: Kam një porosi për Edi Ramën

Shqipëria

Pas shkarkimi të Çakos, flet ish drejtuesi i policisë: Kam një porosi për Edi Ramën

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:17
Haki Çako

Si ish drejtues i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj shprehet se largimi i Haki Çakos ishte diçka e pritshme, në kushtet kur më shumë se gjysma e drejtuesve të lartë të policisë ishin shkarkuar apo lëvizut.

I ftuar në emisionin Debati në Channel One, Canaj theksoi se pavarësisht pritshmërisë, largimi i Çakos nuk duhet parë si një lajm i mirë

“Me përjashtim të Bajram Ibrajt, të gjithë ne drejtorët e Policisë së Shtetit nuk e kemi mbaruar mandatin. Na ka emëruar politika por po kjo politikë na ka larguar nga detyra dhe kjo nuk është gjë e mirë. Canaj shkoi edhe më tej kur tha se në Shqipëri punët nuk shkojnë normalisht.

“Çdo ministër kërkon të ketë drejtorin e vet të policise”, tha Canaj.

 Ndërkohë Fadil Canaj shprehu mendimin e tij edhe se si duhet të zgjidhet drejtori i ri i policisë. I pyetur nga gazetari Qafoku se nëse kryeministri do ti kërkonte një këshillë se si duhet ta zgjidhej Canaj tha:

“Kam vetëm një këshillë për Edi Ramën. Drejtorin e ri duhet të zgjedhë të mbështetur vetëm në ligj. Në të përcaktohet qartë dhe ai duhet të jetë oficer policie, të ketë kaluar karrierën normale brenda policisë, të jetë i pastër moralisht, i papërfolur dhe të zbatojë ligjin”.

Ndërkohë në media janë përfolur deri tani dy kandidatura si zëvendësues të Çakos. Ata janë Ardi Veliu, drejtor aktual i Policisë së Tiranës dhe Eduard Merkaj aktualisht drejtor i SHÇB.

Fadil Canaj i vlerësoi të dy kandidaturat por duke qenë se më shumë njihte Ardi Veliun ai tha: “Ardi Veliu ka shumë cilësi të mira si drejtues policie por më shumë se kaq është një figurë e pastër dhe e papërfolur dhe kjo është më e rëndësishmja”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat