Aksidentohen në punë dy shqiptarët në Itali

Shqipëria

Aksidentohen në punë dy shqiptarët në Itali

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:44
Ilustrim

Aksidentohen në punë dy shqiptarët në Itali, u bien sipër pllakat e aluminit

MONSANO – Aksidenti në punë ka rezultuar fatmirësisht me dëme jo serioze për dy shqiptarë, dje pasdite rreth orës 16.30 kur po punonin në një kompani të përpunimit të aluminit në Via Cassolo, zona industriale e Monsanos.

 Dy punëtorët me origjinë shqiptare, të moshës 55 dhe 60 vjeçare, u zunë poshtë nga tre pllaka të rënda alumini, të cilat u rrëzuan aksidentalisht.

Të dy shqiptarët u shpëtuan nga punëtorët e tjerë dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane ata kanë pësuar një traumë të rëndë dhe duhet të rrinë për disa javë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat