Tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë drejtësi: Ta bëjë Vetingu!

Shqipëria

Tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë drejtësi: Ta bëjë Vetingu!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:45
Tragjedia

Pas 14 vitesh nga tragjedia e 9 Janarit  familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi. Kësaj radhe familjarët e kërkojnë drejtësinë nga vetingu sepse humbjen e jetëve të të rinjve e quajnë një krim shtetëror. Nga kjo tragjedi humbën jetën 28 të rinj, të cilët u mbytën në detin Jon.

 “Ngjarja nuk u zbardh me dashje për 14 vite, prokuroria nuk e çoi çështjen në Gjykatë”,  janë shprehur familjarët e 28 të rinjve që humbën jetën tragjikisht në 9 Janar.

Sakaq, familjarët dhe “Shoqata 9 Janari” në një deklaratë për mediat shprehen: “Kriminel ishin ata funksionarë e pjesëtarë të strukturave qendrore e lokale të policisë së shtetit që realizonin trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë.

Kriminelë ishin ata që zhduken dhe kufomat e viktimave që u gjeten rreth orës 06:30 te datës 10 janar 2004 në gjirin e Dafinës. Kriminelë ishin ata që sabotuan çdo tentativë për kryerjen e një operacioni kërkim-shpëtimi në mungesë të të cilit humbën jetën viktimat e 9 janarit.”, thuhet ndër të tjera në shkresën e kësaj shoqate. 

Image
 
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat