Ambasadorët Sattler dhe Ndisi: Ky mund të jetë vit transformues në Shqipëri

Shqipëria

Ambasadorët Sattler dhe Ndisi: Ky mund të jetë vit transformues në Shqipëri

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:56
Johann Sattler dhe ai i Suedisë, Johan Ndisi patën një takim me kryeprokuroren Arta Marku

Paraditen e sotme ambasadori i Austrisë, Johann Sattler dhe ai i Suedisë, Johan Ndisi patën një takim me kryeprokuroren Arta Marku.

Në një njoftim të shkurtër ambasada austriake bën me dije se me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit në nivel të lartë, 2018 mund të jetë vit transformues për Shqipërinë.

“Nisje e mbarë e 2018 për Ambasadorin Sattler duke takuar Prokuroren e Përgjithshme të re Arta Marku, së bashku me Ambasadorin e Suedisë Johan Ndisi. Me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar/korrupsionit në nivel të lartë, 2018 mund të jetë vit transformues për Shqipërinë”, bën me dije ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat