Nard Ndoka godet serish: Deklarata për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, ushqim për “peshqit e vegjël”

Shqipëria

Nard Ndoka godet serish: Deklarata për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, ushqim për “peshqit e vegjël”

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:59
Nard Ndoka

Nuk kishte si te qendronte ne heshtje Nard Ndoka, kreu i PDK i cili filozofon dhe leshon batuta serioze per luften ndaj “peshqve te medhenj” dhe sezonin e “gjuetise” ne janar, te deklaruar dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin “Intervista e Mbrëmjes” ne “Ora News”, foli rreth protestave te opozitës të lajmëruara për në datën 27 janar. Ndoka nuk e përjashtoi dhe dhunën në protesta:

“Protesta e fundit ishte një protestë normale. Një protestë pa përplasje do të ishte manifestim, ose do t’i vinim një emër tjetër. Protesta i ka këto, acarimin e qytetarëve. Pra, protesta përmban dhe acarimin. Mund të ketë edhe plagosje…“.

Ndërkohë, i pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, se duhen arrestuar peshq të mëdhenj, Ndoka e quan të gabuar dhe amatore.

“ Deklarata të tilla amatore, provinciale, nuk besoj se e ndihmojnë klimën. Për faktin se këto janë më shumë ushqim për peshqit e vegjël, kur bën deklarime të tilla, sesa një realitet i prekshëm.

Te politika jonë peshku më i madh është kryeministri në detyrë. Erdhi janari dhe nuk do të kemi një peshk të madh. Është një deklaratë amatore se një diplomat duhet të ketë fakte. “.

Ndoka komentoi edhe lëvizjet e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat