Presidenti i Antikorrupsionit në Itali në Tiranë për 2 ditë, takim me Ramën

Shqipëria

Presidenti i Antikorrupsionit në Itali në Tiranë për 2 ditë, takim me Ramën

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:53
Raffaele Canote

Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Canote, do të udhëtojë në Shqipëri në datat 10 dhe 11 janar, njoftojnë mediat italiane.

Në Tiranë, Cantone ka në program një seri takimesh me përfaqësues të politikës shqiptare:  bisedimet e para me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj që do të pasohet nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Vizita është pjesë e një bashkëpunimit intensiv midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin gjyqësor, një fushë kyçe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Misioni i Presidentit të Anac zhvillohet me rastin e seminarit të dytë dhe të fundit që pasoi seminarin e Triestes për luftën kundër korrupsionit në kuadër të procesit të Berlinit.

Tema qëndrore e seminarit për ditët e arhdshme në Tiranë do të jenë temat e fundit të seminarit të triestes, mbajtur në kuadër të Samitit të Ballkanit perëndimor më 12 korruik mbi prokurorim publik dhe transparencëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat