Ristani: Nuk presim të rrëzojmë Ramën me 27 janar, por të tregojmë se jemi shumë

Shqipëria

Ristani: Nuk presim të rrëzojmë Ramën me 27 janar, por të tregojmë se jemi shumë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:40
Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ndërsa mori pjesë në 27 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Berat bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e opozitës në 27 janar para Kryeministrisë.

Ristani: T'u prijmë njerëzve tanë dhe t'u bëjmë thirrje edhe të tjerëve që të bashkohen me ne.Është koha për protestë, është leksioni i marrë nga 50-vjeçari i diktaturës komuniste, nuk mund ta lëmë të përsëritet. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke u prirë protestave dhe duke i zhvilluar protestat që të mos lëmë Ramën të vjedhë demokracinë. Nuk presim që ta rrëzojmë që ditën e parë, por presim të kemi pjesmarrje që të tregojmë se jemi bashkë me njëri-tjetrin, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë që revolta jonë është, zëri ynë është, që ne ekzistojmë, që ne jemi të fortë, që ne mund t'ia dalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat