Sulmohet shitësja te Rruga e Durrësit, grabiten para dhe bizhuteri

Shqipëria

Sulmohet shitësja te Rruga e Durrësit, grabiten para dhe bizhuteri

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:23
Ilustrim

Një person ia ka dalë të grabisë përmes dhunës një shumë të konsiderueshme parash në një dyqan në Rrugën e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, e martë, në Rrugën e Durrësit.

Një person i panjohur ka vjedhur me dhunë dyqanin butik në administrim të 18-vjeçares K.B., banues në Tiranë.

Mësohet se i dyshuari pasi ka goditur shitësen, ka marrë disa bizhuteri dhe një shumë lekësh.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, apo personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat