Bregu tregon komunikimin e fundit me Bashën: Ndodhi në qershor...!

Shqipëria

Bregu tregon komunikimin e fundit me Bashën: Ndodhi në qershor...!

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:02
Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu

Ish deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka rrëfyer sot komunikim e saj të fundit me kreu e opozitës, Lulzim Bashën.

Lulzim Basha ka një problem shumë të madh me veten. Mbase nuk kemi qenë miq të ngushtë por shokë kemi qenë. Jemi njohur në gjimnaz, e njëjta maturë e kështu me radhë. Ka një problem shumë të madh. Më shumë se inat kam keqardhje. Është raporti që ka me të vërtetën. E ka pranuar se është ai përgjegjës për listat. Raporti me të vërtetën është gjëja më e tmerrshme e një njeriu që do të vendosë rolin e lidershipit. Nuk bëhen ftesat nga studiot televizive”, tha Bregu.

Në lidhje me mosmbledhjen e strukturave të PD-së, Bregu tha se një njeri me personalitet dallon nga mashtruesi nga fjala dhe veprimit.

“Një parti politike dhe një qeveri dhe një vend as qeveriset e as drejtohet dot vetëm me retorika. Fjala me veprimin dallon çilimiun nga një i rritur. Fjala dhe veprimi dallojnë njeriun me personalitet nga mashtruesi dhe gënjeshtari”, u shpreh Bregu.
E pyetur nëse do të krijojë një lëvizje politike, ajo tha se ajo që është e nevojshme është ringritja e PD-së.

“Nuk bëj asnjë gjë nisur nga sfidat apo egot personale dhe jam shumë e qartë se çfarë ka nevojë sot, ka nevojë për të ringritur PD-në që e përsëris nuk ka asnjë gjë të përbashkët me PD-në ku u futa unë”, tha Bregu.

Për sa i përket mbështetjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për Bashën, ajo tha se ai nuk do të ishte bërë kryetar pa mbështetjen e Berishës.

“Basha nuk do ishte bërë kryetar i PD-së pa mbështetjen e Berishës. Asnjë prej nesh nuk do ishte bërë pa mundësinë që na dha ne Berisha. Nuk do ishte e mundur as mbijetesa e Bashës me kaq humbje në politikë pa mbështetje”, tha Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat