Vdekja e mistershme e një shqiptari në Greqi

Shqipëria

Vdekja e mistershme e një shqiptari në Greqi

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:15
Policia greke

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të mistershme në Greqi. I riu me moshë 19-vjeçare, u gjet i shtrirë pa ndjenja në trotuar këtë të premte, në qytetin e Gargalianoi.

Ai u dërgua në spital, pasi u konstatua me dëmtime të rënda në kokë.

Por pavarësisht ndihmës së marrë nga ana e mjekëve, mbrëmjen e së martës, ndërroi jetë për shkak të komplikimit të gjendjes shëndetësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila është e veshur me mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat