8 prokurorë në “lupën” e vettingut (Emrat)

Shqipëria

8 prokurorë në “lupën” e vettingut (Emrat)

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:26
Ilustrim

Paraditen e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme që do t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Ky short u drejtua nga kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo.

Ndërsa emrat e përzgjedhur janë:  Artur Selmani, Kosta Beluri, Arqile Koça, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka, Sokol Stojani

Në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat