Luan Rama: Paradoksi shqiptar, qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një

Shqipëria

Luan Rama: Paradoksi shqiptar, qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:09
Zëvendëskryetari i LSI-ë, Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-ë, Luan Rama komenton takimin e djeshëm mes ministrave Xhafaj, Ahmetaj dhe Gjonaj me kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Rama shkruan se në Shqipëri në momentin që flasim një pjesë e institucioneve të rëndësishme nuk kanë titullarë, por janë të komanduar nga Edi Rama.

“Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm;

Sherbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm;

Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm!

Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!

CIA jep alarmin: Shqipëria rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin, është rritur e zgjeruar prodhimi i kanabisit, ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo aktivitete të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët!”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat