Strasburgu dënon qeverinë, Rama do të paguajë 13 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës

Shqipëria

Strasburgu dënon qeverinë, Rama do të paguajë 13 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:16
Shkaterrim i pallatit

Në muajt e parë të qeverisë “Rama1” ishte e “modës” që të shembeshin me tritol shumë ndërtesa pa leje apo të konsideruara të tilla nga të majtët, por për Gjykatën e Strasburgut, qeveria ka shkelur hapur ligjin dhe të drejtat e njeriut për shkatërrimin e njërës prej tyre.

Kostoja e këtij gabimi?!

13 milion euro dëmshpërblim për banorët dhe pronarin.

Fjala është për pallatin në Vlorë, i hedhur në tokë me dinamit dhe që ishte në pronësi të vjehrrit të liderit të opozitës Lulzim Basha. Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut ndërtesa e prishur për ndërtimin e Lungomares është kryer në kushtet e shkeljes së ligjit, pasi godina ka qenë e pajisur me leje dhe ka shkelur të drejtat e banorëve.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut hap një precedent të ri për çdo qytetar të cilit prona i shkatërrohet nga shteti. Nuk duhet harruar se Shqipëria prej dekadash ka patur një problem të pronës, një debat ende i pazgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat