Mbledhja e qeverisë në Lezhë, zbardhet agjenda

Shqipëria

Mbledhja e qeverisë në Lezhë, zbardhet agjenda

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:49
Qeveria Rama

Qeveria shqiptare ditën e premte dhe të shtunën do të mbajë mbledhjen e radhës në Lezhë.

Kjo është mbledhja e parë e qeverisë “Rama” për vitin 2018.

Sot zbardhet axhenda që do të ndiqet nga kabineti i qeverisë, ku do të ketë pushime kafeje dhe darka midis tyre.

Axhenda e plotë:

Dita e premte
15:00 Nisja për në Lezhë
16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave (Salla e Bibliotekës së qytetit Lezhë, pranë vend-varrimit të Skënderbeut)
16:30 Konferencë për shtyp mbi vendimet e marra në mbledhje (KM)
17:00 Event kushtuar Vitit të Skënderbeut (Prezantimi projekteve të Lezhës tek Memoriali-Ministria e Kulturës). Shoqerojne KM: Nikolla, Ndreu, Kumbaro-Pjesëmarrja e hapur për ministrat e tjerë
18:30 Pushim kafeje
19:30 Darka
Fjetja në Hotel në Shëngjin
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë. Pjesëmarrës: KM, Ministrat, Drejtues të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)
E shtunë, 13 Janar 2018
8:00 Mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucioneve të varësisë
9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë (Salla e Konferencave të Hotel Rafaelo). Pjesëmarrës: KM, Ministrat, Drejtues të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)
Temat e diskutimit:
·Reforma e Ujit
· Turizmi dhe zhvillimi i Agroturizmit
· Shërbimet
· Viti i Skënderbeut
10:30 Vizitat në terren

Kryeministri:
10:40 Inspektim i Portit të Shëngjinit dhe projektet për zhvillimin e tij (KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
11:15 Inspektimi i Depos së re të Ujësjellësit të Lezhës (Inaugurim i Programi të Infrastrukturës Bashkiake I, financuar nga KFË, SECO, BE për rehabilitimin e ujësjellësit në Lezhë me vlerë 12 milion euro. Përfshin 100% zonat e qytetit si edhe zonat Ishull-Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Balldren. (Mbi qytet-KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)
12:00 Aktivitet për kremtimin e 105 Vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit (KM, Nikolla, Ndreu, Xhafa, Cako)
13:00 Nisja për në një restorant
13:30 Drekë me agrobiznese dhe përfaqësues të agroturizmit (KM, Nikolla, Ndreu, Niko, Klosi)
15:50 Nisja për Rrëshen
16:30 Event publik i gjerë për Bashkëqeverisjen në Pallatin e Kulturës Rrëshen (Të gjithë ministrat)
17:30 Nisja për në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat