Kokëdhima: Të përgatitemi për luftë!

Shqipëria

Kokëdhima: Të përgatitemi për luftë!

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:18
Koço Kokëdhima

Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka ngritur edhe një herë shqetësimin lidhur me planin e qeverisë Rama për të importuar plehrat nga Europa.

ZGJIDHJA  paralajmëron këtë kryeministër tradhtar, se do jetë në krye të rezistencës së popullit tonë, kundër planit të tij për ta kthyer Shqipërinë në kazanin kanceroz ku shkarkohen plehrat e gjithë Europës.

“Duhet të bëhemi gati për luftë!”, theksohet në koment.

Komenti i plotë i ZGJIDHJA
Më datën 31 korrik të vitit të shkuar, “Zgjidhja”, paralajmëroi se së shpejti Europa do të gjendej përballë një problemi shpërthyes për çështjen e plehrave. Në fillim të këtij viti, qeveria e Kinës e ka zyrtarizuar vendimin e përfolur, për të refuzuar importin e mbetjeve për industrinë e riciklimit, kurse mediat më të mëdha të vendeve të BE-së kanë ngritur alarmin. Bëhet fjalë për të paktën 50 milionë tonë mbetje, mes të cilave 1.5 milionë tonë mbetje plastike, për të cilat po kërkohet me shpejtësi një vend importues. Kohët e fundit shumëkush është habitur për “dashurinë e madhe” të krerëve të BE-së që ka shpërthyer papritur ndaj Edi Ramës, edhe pse ai udhëheq një bandë qeverisëse kriminale dhe të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e Edi Ramës është piketuar përfundimisht, si një zgjidhje e pjesshme për hallin e madh, që i ka zënë derën vendeve të Europës.
Në një shkrim të fundit të DW ngrihet alarmi: “Shumë vende, si Gjermania, nuk kanë më tani mundësi të eksportojnë 24 lloje mbeturinash, që janë përfshirë në listën e importeve të ndaluara (nga Kina). Tani ato duhet të mendojnë për të gjetur shpejt alternativa, sepse BE-ja është në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike”. 

Dhe alternativë e vetëofruar duket qartë, se është qeveria më e shantazhueshme në Europë, e cila sipas burimeve tona të besueshme, do të fusë në kuvend, brenda pranverës, për të votuar me votat e kanabisit, ligjin më antishqiptar të këtyre 27 viteve te fundit, atë të importit të plehrave. Herën e fundit që Edi Rama u pozicionua për këtë çështje te “Zëri i Amerikës”, në muajin shtator 2017, deklaroi se është i vendosur që të ecë përpara në këtë projekt, i cili na qenka, “një proces europianizues”. Europianizimi i vendit, sipas këtij ushtari të të gjitha mafieve, na qenka marrja e plehrave të BE-së, të cilave Kina, për të mirën e qytetarëve të vet, zgjodhi t`u mbyllë derën. 

Në fakt, sipas planit të menaxhimit të mbetjeve 2010-2025, të draftuar dhe miratuar nga qeveria shqiptare me ndihmën e Bashkimit Europian, deri në vitin 2020, Shqipëria duhet të ndërtojë 12 landfille inxhinierike për grumbullimin e mbetjeve bashkiake, sipas standardeve të BE-së. Por çfarë bëri Rama? E la mënjanë këtë plan menaxhimi dhe në vend të tij, në mënyrë të jashtëligjshme, nisi ndërtimin urgjent të të paktën 3 inceneratorëve. Përse e bën këtë, ndërkohë që ne jemi vendi me menaxhimin më të keq në Europë të mbetjeve tona, me mungesë të plotë të përpunimit tyre nëpër landfille? Me çfarë do t’i ushqejë furrat e inceneratorëve, që u ka dhënë me koncesion klientëve të tij, ndërkohë që miliona tonë plastikë dhe mbetje të tjera po i zënë frymën vendeve të BE-së?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat