Kryemadhi: Miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni, hap tjetër emancipues shtetëror

Shqipëria

Kryemadhi: Miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni, hap tjetër emancipues shtetëror

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka konsideruar si një tjetër hap emancipues shtetëror miratimin nga ana e Kuvendit të Maqedonisë përdorimin e gjuhës shqipe.

Nnë një reagim në facebook, Kryemadhi thotë se njohja dhe pranimi i realitetit në Maqedoni është një progres.

"Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror. Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur. Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë. Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres", shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat