Shqipëri, përpjekjet për ri-integrimin e personave të riatdhesuar

Shqipëria

Shqipëri, përpjekjet për ri-integrimin e personave të riatdhesuar

Më: 11 janar 2018 Në ora: 20:09
Riatdhesimi

Edhe këtë fillimviti po vazhdojnë operacionet për riatdhesimin e shqiptarëve, që emigruan vitet e fundit në rrugë të jashtligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Sot, 30 shqiptarë, që kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë, u riatdhesuan në Rinas nga autoritetet e këtyre vendeve.

Pas riatdhesimit, shumë prej azilkërkuesve hasin vështirësi për riintegrimin në vendlindje, ndërsa një numër i vogël, arrin të mbështetet nga bashkitë dhe shoqatat joqeveritare gjatë procesit të vështirë të punësimit apo shkollimit të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat