Gazetarja ironizon deputetin e PD-së: Vishesh si çun mami

Shqipëria

Gazetarja ironizon deputetin e PD-së: Vishesh si çun mami

Më: 12 janar 2018 Në ora: 00:36
Iva Tiço dhe Ervin Salianji

Tema e djeshme në Top Show që fliste për veshjen e politikanëve shqiptarë ka bërë që të ftuarit të zbulojnë disa detaje të padëgjuara më parë. 

Gjatë emisionit gazetarja Iva Tiço u pyet nëse i pëlqente veshja e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, por ajo ka habitur me përgjigjen e saj.

Tiço u shpreh se tani Salianji e ka përmirësuar veshjen qëkur është bërë deputet. 

Por sërish ajo e ka kritikuar për jelekun që ka veshur poshtë xhaketës: “Vishesh si çun mami, këto veshje të tregojnë më të madh”,-u shpreh Iva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat