Vdekja e Rexhep Çelikut, Meta: Humbje e pazëvendësueshme

Shqipëria

Vdekja e Rexhep Çelikut, Meta: Humbje e pazëvendësueshme

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:56
Ilir Meta dhe Rexhep Çeliku

Kreu i Shtetit, Ilir Meta shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të valltarit Rexhep Çeliku.

4 ditë pasi i dha titullin “Nderi i Kombit”, Meta shkruan se kjo është një humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

"Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme", shprehet Meta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat